Champions League/ Vëmendja te Inter-Arsenal, mësoni duelet e sotme

Champions League/ Vëmendja te Inter-Arsenal, mësoni duelet e sotme

Mbrëmjen e kësaj të marte, rikthehet Liga e Kampioneve me raundin e shtatë të fazës së ligës, ku do të zhvillohen nëntë ndeshje. Disa prej këtyre përballjeve pritet të përcaktojnë edhe skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin më tej. Vëmendja kryesore do të jetë te supersfida mes Interit dhe Arsenalit në Itali. Arsenal vjen me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje dhe është shumë pranë kualifikimit, ndërsa Interi mban vendin e gjashtë me 12 pikë. Në Londër, Tottenham pret Borussia Dortmund në një duel të rëndësishëm për renditjen. Real Madrid luan në shtëpi ndaj Monacos me synimin për t’u rikthyer te fitorja. Napoli përballet në transfertë me Copenhagen, ndërsa PSG luan jashtë fushe ndaj Sporting Lisbona.