Champions League/ UEFA zyrtarizon oraret për përballjet e playoff
UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e plotë të ndeshjeve të fazës play-off të turneut, të cilat do të nxjerrin më pas emrat e ekipeve që i bashkohen tetëshes së parë në fazën në grup të aktivitetit. Duke marrë për bazë tregun e të drejtave televizive, është bërë një ndarje që të kishte shpërndarje të skuadrave kryesore nga i njëjti shtet, duke caktuar në ditë të ndryshme Juventusin e Interin, apo edhe Real me Atletikon e Dortmundin me Leverkusenin. Si të martave, ashtu edhe të mërkurave, do të ketë një ndeshje në orën 18:45, ndërsa tre të tjerat luhen në orën 21:00. Sfida e parë që hap këtë fazë do të jetë ajo e të martës së 17 shkurtit mes Gallatasarajt dhe Juventusit në Stamboll....
Burimi:
vizionplus.tv