Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve, Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet çerekfinale të saj. Katër nga 8 ekipet e kualifikuara në këtë fazë vijnë në sfidat e kësaj mesjave në vështirësi dhe gati në krizë nervash. Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Liverpool duhet t’u kërkojnë falje tifozëve të tyre respektive për humbjet në fundjavë dhe po i përgatisin ndeshjet e tyre me Sporting, Bayern, Barcelonën dhe Liverpool, me humor të hidhur. Arsenali është zhgënjimi më i madh sepse përpara pauzës humbi në finalen e Kupës së Ligës me Manchester City, ndërsa pas kësaj pauze u eliminua në çerekfinale nga skuadra e Championship, Southampton në Kupën e Anglisë. Skuadra e Artetës që pretendonte të fitonte të 4 titujt sezonalë, tani ka filluar të ndjejë...