Champions League: Liverpooli mund me poker Galatasaray-in, kualifikohet dhe Bayerni e Atletico

Champions League: Liverpooli mund me poker Galatasaray-in, kualifikohet dhe Bayerni e Atletico

Pas kualifikimit të Barcelonës, janë përcaktuar edhe tre skuadrat e fundit që kompletojnë tablonë e çerekfinaleve në UEFA Champions League: Liverpool, Bayern Munich dhe Atletico Madrid. Në “Anfield”, Liverpool realizoi një përmbysje të madhe përballë Galatasaray, duke shlyer humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe duke triumfuar 4-0 në kthim. Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të nga Dominik Szoboszlai, i cili finalizoi bukur brenda zonës pas një asistimi nga goditja e këndit e Alexis Mac Allister. Në fundin e pjesës së parë, Mohamed Salah humbi një penallti, por gjithçka ndryshoi pas pushimit. “Të kuqtë” shënuan tre gola brenda pak minutash me Hugo Ekitike, Ryan Gravenberch dhe sërish Mohamed Salah, duke siguruar një kualifikim bindës. Dominim total edhe nga Bayern Munich, që konfirmoi epërsinë ndaj...