Champions League/ Liverpooli humbet në Stamboll, Barça ndalet në Angli, Bayern luan ‘tenis’ në Itali

Champions League/ Liverpooli humbet në Stamboll, Barça ndalet në Angli, Bayern luan ‘tenis’ në Itali

Këtë të martë u zhvilluan katër ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave për aktin e parë të Champions League. Galatasaray fitoi 1-0 në shtëpi kundër Liverpoolit, Bayern Munich i shënoi gjashtë herë Atalantës në Bergamo, Atletico Madridi fitoi 5-2 kundër Tottenhamit, ndërsa Newcastle ndali 1-1 Barcelonën në Angli.Në ‘St. James Park’ vendasit e Newcastle ia dolën të barazonin 1-1 kundër Barcelonës. Barnes shënoi në minutën e 86-të për anglezët, ndërsa Lamine Yamal barazoi për Barçën në minutën e gjashte shtesë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Anglezët marrin një barazim të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit e cila luhet pas një jave në ‘Camp Nou’.Galatasaray triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Liverpoolit në Stamboll. Skuadra turke iu fal një goli të shënuar në pjesën e...