Champions League/ Juventusi sot në sulm për vendin e tetë, Mourinho rikthehet në Itali
Champions League mbyll sot raundin e shtatë të fazës së ligës, ose thënë ndryshe raundin e parafundit. Nëntë ndeshjet do luhen në dy orare. Duke nisur nga ora 18:45 në fushë zbresin Galatasaray – Atletico Madrid dhe Qarabag – Eintracht Frankfurt. Spektakli vijon në orën 21:00 me disa ndeshje deçizive, siç është ajo e Torinos, aty ku Juventusi pret Benfican. “Zonja e Vjetër” ka si synim të marrë vetëm tri pikët, nëse dëshiron që të jetë në garë për vendin e tetë që të kualifikon direkt në fazën e 1/8-ave. Nga ana tjetër ‘Shqiponjat’ kanë në stol një si Jose Mourinho që në Torino ka kujtime të përzjera, mes humbjeve dhe fitoreve, gjithmonë si një rival i bardhezinjve.Për Luciano Spallettin nuk janë të gatshëm Arkadiusz...
Burimi:
ntv.al