Champions League/ Bayern, Liverpool, Chelsea bëjnë detyrën, dështojnë Atalanta e Atl. Madrid

Champions League/ Bayern, Liverpool, Chelsea bëjnë detyrën, dështojnë Atalanta e Atl. Madrid

Champions League mbylli këtë të mërkurë raundin e shtatë në fazën e ligës. Bayern Munich fitoi 2-0 kundër Royale Union duke marrë të drejtën për në fazën e 1/8-ave si skuadra e dytë pas Arsenalit. Tri pikë me shumë peshë edhe për Liverpoolin, Chelsean, Juventusin, Barcelonën apo Newcastle. Dështim për Atletico Madridin në Stamboll.Në Gjermani, Bayern Munich mposhti 2-0 belgët e Royale Union SG falë dopietës së Harry Kane në pjesën e dytë, për të marrë një biletë për në fazën e 1/8-ave.Në Londër, një gol i Moises Caicedos në minutën e 78-të i dha tri pikë me vlerë Chelseat kundër debutuesve të Pafos. Në ‘Velodrome’ vendasit e Marseille u mposhtën 0-3 nga Liverpooli me golat e Szoboszlai, autogolin e Rullit dhe Gakpo.Barcelona përmbysi 2-4...