Champions League / Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale
Barcelona është kualifikuar mes spektaklit për në fazën çerekfinale të Champions League. Blaugranët kanë shkatërruar 7-2 Njukasëllin në ndeshjen e kthimit, pas barazimit 1-1 një javë më parë. Pjesa e parë krijoi përshtypjen se do të ishte një ndeshje mjaft e vështirë për të përcaktuar se cila nga skuadrat do të kalonte më tej, pasi anglezët barazuan dy herë me anë të Elangës, pas golave të shënuar fillimisht nga Rafinja dhe Bernal. Por blaugranët do të shënonin golin e tretë me anë të Lamine Jamal, pikërisht në minutën e 7-të shtesë të fraksionit të parë të lojës. Me nisjen e pjesës së dytë, Barcelona e Hansi Flik ndryshoi komplet “muzikë”, duke mos iu dhënë asnjë shans më anglezëve dhe duke realizuar edhe katër gola të...
Burimi:
vizionplus.tv