Champions League/ Atalanta fiton në “frymën e fundit” dhe kalon në fazën tjetër

Champions League/ Atalanta fiton në “frymën e fundit” dhe kalon në fazën tjetër

Atalanta ka bërë përmbysjen e madhe mbrëmjen e sotme përballë Borussia Dortmund, duke kaluar në fazën tjetër të Champions League. Bergamaskët përmbysën gjithçka, duke fituar 4-1 përballë verdhezinjve të Dortmundit, të cilët vinin në këtë sfidë pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë në Gjermani. Zikaltrit e nisën vrullshëm sfidën, duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e 5-të me anë të Gianluca Scamacca. Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Davide Zappacosta do ta çonte në 2-0 rezultatin për Atalantën, duke barazuar në këtë mënyrë edhe shifrat e ndeshjes së parë. Me fillimin e pjesës së dytë, Mario Pašalić shënoi golin e tretë për bergamaskët, por Karim Adeyemi rihapi sfidën në minutën e 75-të, duke ngushtuar shifrat në 3-1. Kur dukej sikur...