Champions League/ Arsenali mban lart “flamurin” anglez, bien Chelsea dhe Manchester City! Bodo/Glimt zgjohet nga ëndrra, Sporting përmbys gjithçka
Manchester City nuk ka mundur të bëjë përmbysjen e madhe në “Teatrin e Ëndrrave” përballë Real Madridit, pasi u mposht 1-2. “Qytetarët” e nisën keq ndeshjen, pasi vetëm pas 20 minutash lojë mbetën me 10 lojtarë, pasi Silva mori karton të kuq, ndërsa 2 minuta më pas madrilenët kaluan në avantazh me anë të Vinicius Junior. Pjesa e parë u mbyll me shifrat në 1-1, pasi qytetarët barazuan me anë të Haaland. Në fundin e ndeshjes Real Madrid do të shënonte serish me anë të Junior në minutën e 93-të. Janë madrilenët ata që kualifikohen për në fazën çerekfinale, ku përballë do të kenë bavarezët, të cilët presin nesër mbrëma Atalantën, pasi kanë fituar sfidën e parë me rezultatin e thellë 6-1. Ndërkohë, një mbrëmje...
Burimi:
vizionplus.tv