CHAMPIONS LEAGUE: Arsenal bën detyrën në shtëpi. PSG turpëron Chelsea-n. Reali nxjerr jashtë gare City-n (video)
Pas Sporting Lisbon, tri ekipet e tjera që presin biletën për në çerekfinalet e Champions League janë: Arsenal, PSG dhe Real Madrid. Arsenal fitoi 2-0 në “Emirates” në ndeshjen e kthimit ndaj Leverkusen. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1. Përsa i përket takimit të sotëm, në minutën e 36-të ishte Eberechi Eze, i cili zhbllokoi shifrat. Pas një topi të marrë nga Lenadro Trossard, Eze dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të djathtën, jashtë zonës së rreptësisë. Në minutën e 63-të, ishte Declan Rice që dyfishoi shifrat me një supergol nga jashtë zonës së rreptësisë, me një goditje fantastike. Pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë në “Parc des Princes”, PSG fiton edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Chelsea-t,...
Burimi:
telesport.al