CHAMPIONS LEAGUE 45′ E PARA: Surpriza vjen nga “Camp Nou”, Napoli përmbyt Chelsea-n. “Paqe” në “Signal Iduna Park”
Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e raundit të tetë në Champions League, raundi i fundit për këtë fazë. Surpriza e mbrëmjes vjen nga “Camp Nou”, aty ku Barcelona po mundet 0-1 nga Copenhagen. Pas një topi të humbur në mesin e fushës nga katalanasit dhe asistit perfekt të Mohamed Elyounoussi, ishte Viktor Dadason që dërgoi topin në rrjetë. Në “Signal Iduna Park”, mungoi goli në pjesën e parë në supersfidën Dortmund-Inter. Me të njëjtin rezultat 0-0 u mbyllën edhe Monaco-Juventus dhe PSV-Bayern. Në “Emirates”, Arsenal po fiton 2-1 ndaj Kairat Almaty. Protagonisti kryesor i pjesës së parë ishte Kai Havertz, i cili luan për herë të parë sonte si titullar, pas afër një viti ku mungoi për shkak të një dëmtimi të rëndë...
Burimi:
telesport.al