Champions League, 45′ e para: Bernardo Silva lë në baltë City-n, “argëtohet” PSG. Eze nderon Arsenalin (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Stamford Bridge”, PSG është duke udhëhequr 0-2 ndaj Chelsea-t. Francezët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Kvara Kvaratskhelia, i cili pas një topi të gjatë të portierit Stafanov dhe pasi fitoi duelin me mbrojtësin e Chelsea-t, Sarr, dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 14-të ishte Bradley Barcola, i cili dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Achraf Hakimit, sulmuesi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për PSG-në, e cila ka fituar 5-2 në ndeshjen e parë. Në “Etihad”, pjesa e parë mes Man. City dhe Real Madridit është...
Burimi:
telesport.al