Champions/ Barcelona humb me Atletikon, PSG dy gola Liverpulit
U zhvilluan dy ndeshje të tjera të vajtjes sot në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në orën 21:00 PSG- Liverpul dhe Barcelona- Atletiko Madrid. Befasia e madhe erdhi në Katalunjë teksa Atletiko arriti të mundë Barçën vendase 0-2. Një rezultat që ndihmon goxha formacionin e Simeones për të shkuar në të kthimit për të siguruar gjysmëfinalen e dëshiruar. Për t’u theksuar, Pau Kubarsi la me 10 futbolistë Barcelonën në minutën e 44′. Ndërkohë në Paris vendasit e PSG-së ruajtën vijimësinë pozitive pasi përballë Liverpulit arritën të fitojnë pastër 2-0 e afruar me kualifikimin për në gjysmëfinale. Ndërkaq dje dy përballjet Real- Bajern dhe Sporting- Arsenal u fituan respektivisht 1-2 dhe 0-1 nga skuadrat udhëtuese. Champions ka hyrë në rrugë të nxehtë teksa për të shkuar...
Burimi:
sportiim.al