“Çfarë t’i bënte krahut? Ta priste?”, Konte shfryn për golin e anulluar: Nuk e di se ku duhet të ishte krahu i Hojlundit

“Çfarë t’i bënte krahut? Ta priste?”, Konte shfryn për golin e anulluar: Nuk e di se ku duhet të ishte krahu i Hojlundit

Napoli u ndal mbrëmjen e djeshme nga Verona në një barazim 2-2. Goli i anulluar i Hojlundit vendosi fatin e takimit, duke i hequr mundësinë e fitores të kaltërve. Konte ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga vendimi i marrë në dhomën e VAR-it. Në deklaratën e dhënë për mikrofonin e “DAZN”-it pas ndeshjes, trajneri italian është shprehur se Hojlundi nuk kishte pozicion tjetër për të vendosur krahun e tij. “Në mënyrën se si po shkonte ndeshja, mund t’a kishim humbur. Mund të kishim bërë më mirë në pjesën e parë, megjithëse incidentet na lënduan. Ato mund të kishin vr.arë këdo, por ne ishim të zotët të reagonim, duke pasur forcën që të barazonim. Goli i Hojlundit u anullua dhe unë nuk e di se ku...