Çfarë ndodhi/ Vendim i fortë te Flamurtari, përjashtohet kapiteni Lorenc Trashi

Çfarë ndodhi/ Vendim i fortë te Flamurtari, përjashtohet kapiteni Lorenc Trashi

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka marrë një vendim drastik pas humbjes së sotme ndaj Bylisit, duke përjashtuar përfundimisht nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi. Sipas njoftimit, vendimi vjen pas një veprimi të konsideruar me dashje nga ana e Trashit, i cili ka shkaktuar një penallti në ndeshjen mes Bylisit dhe Flamurtarit. Flamurtari u mposht në sekondat e fundit të takimit, një humbje që ka rënduar ndjeshëm situatën e skuadrës në renditje, duke e çuar ekipin në fundin e tabelës.