Çfarë ndodhi? Partizani dhe Tirana eliminohen nga Kupa e Shqipërisë, ja arsyeja
Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026. Vllaznia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores ndaj Bylisit në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-1. Kuqeblutë kishin fituar edhe takimin e parë 1-0, duke avancuar me rezultatin e përgjithshëm 3-1. AF Elbasani realizoi përmbysjen në “Arenën e Demave”. Verdheblutë mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt me rezultatin 2-1, duke e dërguar sfidën në shtesë, ku shënuan edhe një tjetër gol për ta fituar ndeshjen 3-1 dhe për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Dinamo City nuk e pati të vështirë ndaj Tiranës pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Dinamovitët triumfuan edhe në takimin e dytë me të njëjtin rezultat, 2-0, duke kaluar më tej. Një ndeshje e...
Burimi:
sot.com.al