Cesc Fabregas i prish punë Juventusit dhe Barcelona, Como tenton surprizën e vitit

Cesc Fabregas i prish punë Juventusit dhe Barcelona, Como tenton surprizën e vitit

13 Janar 2026 18:26 Telesport Duke qenë se Bernardo Silva do të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester City, gara mes ekipeve të njohura për transferimin falas të yllit portugez po bëhet shumë interesante. Përveç Barcelonës dhe Juventusit, së fundmi mësohet se është edhe Como që interesohet për mesfushorin portugez. Paolo Di Canio, tashmë analist në Sky Calcio Club, zbuloi së fundmi se ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas, Como, mund të jetë destinacioni i ri i Bernardo Silva. Sipas Di Canio, Como përfaqëson një zgjidhje ideale për një futbollist që ka fituar gjithçka në Premier League. Pas nëntë sezoneve të mbushura me trofe nën drejtimin e Guardiolës, lojtari do të kërkonte sfida të reja konkurruese në një mjedis të ndryshëm taktik si...