Cesari bën moviolën e Inter-Napoli, tregon a ishte e drejtë penalltia për Mkhitaryan
Gjatë moviolës së ndeshjes Inter-Napoli, Graziano Cesari shpjegoi për “Pressing”: “Arbitri Doveri nuk e kishte parë fillimisht prekjen e Mkhitaryan nga Rrahmani, por pas thirrjes në VAR, pas 18 sekondash u dha vendimi përfundimtar”. Cesari konfirmon se “prekjeja e mbrojtësit kosovar, pas goditjes së topit nga mesfushori, ishte e dukshme, edhe penalltia e saktë. Kjo situatë është e kodifikuar dhe e pranuar globalisht, si rasti Pavlovic-Thuram në derbi. Nëse nuk zbatohet, si rasti Gila ndaj Conceiçao, konsiderohet gabim nga dezinjatori Rocchi”. Cesari kritikoi edhe reagimin e Contes. Pas përjashtimit me karton të kuq nga Doveri, trajneri Conte u përplas me arbitrin e katërt, duke i thënë në sy: “Shkoni, turp, turp”. Ai mund të rrezikojë minimumi dy ndeshje pezullim, varësisht nga raporti i arbitrit dhe...
Burimi:
telesport.al