Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Tirana luan kundër Dinamos, Elbasani gjen Partizanin, Vllaznia e ka më të lehtë, Teuta gjen kampionët
Kupa e Shqipërisë ka hyrë në fazën më vendimtare të këtij edicioni. Shorti i hedhur mesditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” përcaktoi përballjet çerekfinale, duke vendosur skuadrat përballë sfidave që do të ndajnë pretenduesit realë nga gara për trofeun. Në ceremoninë e shortit morën pjesë përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse, të mediave sportive, si edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në një përshëndetje të shkurtër përpara hedhjes së shortit, Presidenti Duka kërkoi nga skuadrat të jenë sa më fair-play në fushën e loës dhe mbështetje masive nga tifozët ashtu sikurse edhe në kampionat, duke e cilësuar Kupën e Shqipërisë si një nga eventet më të rëndësishme në Shqipëri. “Kam kënaqësinë që jemi sot bashkë këtu për një event shumë të rëndësishëm për një nga kompeticionet...
Burimi:
sportekspres.com