CEO i Al-Hilal i përgjigjet rebelimit të Ronaldos: Duhet ta pyesni atë pse zemërohet…
4 Shkurt 2026 9:16 Alfred Lleshi Dy ditë më parë, Cristiano Ronaldo vendosi të mos luante me Al-Nassr, i pakënaqur me vendimin e PIF (Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite) për të lehtësuar transferimin e Karim Benzema tek Al-Hilal. Arsyeja ishte se ylli portugez e dëshironte francezin në ekipin e tij. Duhet kujtuar se të dyja klubet menaxhohen nga i njëjti fond, por janë rivalë mes tyre. I pyetur për zemërimin e Ronaldos, CEO i Al-Hilal, Esteve Calzada, deklaroi në “El Larguero” (SER): “Duhet ta pyesni atë. Ne patëm një mundësi unike, sepse po kërkonim një sulmues dhe Benzema është fitues i ‘Topit të Artë’, me talent të jashtëzakonshëm. Për më tepër, nuk ka nevojë të përshtatet me ligën tonë. Gjithçka erdhi natyrshëm, edhe...
Burimi:
telesport.al