“Çdo ndeshje vendoset nga detajet”/ Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit 2026: Lojtarët tanë janë gati

“Çdo ndeshje vendoset nga detajet”/ Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit 2026: Lojtarët tanë janë gati

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për planet e ekipit dhe për mundësinë historike që Shqipëria ka për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm. “Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekipin dhe për të gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur shorte të forta, por sfidat janë pjesë e rrugës që duhet për të arritur objektivat,” tha Sylvinho. “Nga janari do të monitorojmë më nga afër lojtarët tanë dhe do...