Cassano zbulon prapaskenën për Bastoni, pas Inter-Juventus: “Nuk do të them kush ma tregoi”
Antonio Cassano komentoi rastin “Bastoni-Kalulu” dhe polemikat për simulimin në Inter-Juventus, duke zbuluar një prapaskenë nga “San Siro”. Ai tregoi për një bisedë private mes trajnerit Chivu dhe mbrojtësit: “E përqafoi dhe e qetësoi situatën. I foli veçmas, por nuk do të them kush ma tregoi”. Sipas tij, trajneri e mbrojti publikisht lojtarin “për të mirën e tij”, ndërsa në privat i foli në mënyrë të sinqertë dhe atërore për gabimin. Cassano sulmoi ashpër “moralistët e rremë” dhe sulmet në rrjetet sociale, duke thënë se është e turpshme që janë përfshirë edhe familjarët e Bastonit: “Ata që sulmojnë familjen janë frikacakë dhe duhet të turpërohen”. Ai kritikoi edhe Juventusin për moralizim: “Keni bërë më shumë dëme se breshëri dhe tani bëni moral”. Cassano kujtoi episode...
Burimi:
telesport.al