Cassano sulmon sërish Allegrin: Luan futboll anakronik, vetëm në Itali vazhdojmë ta ndjekim

Cassano sulmon sërish Allegrin: Luan futboll anakronik, vetëm në Itali vazhdojmë ta ndjekim

11 Mars 2026 13:50 Alfred Lleshi Ish-sulmuesi Antonio Cassano ka kritikuar sërish stilin e lojës së Massimiliano Allegrit gjatë një interviste për “Corriere della Sera”. Duke komentuar derbin mes Milanit dhe Interit, të fituar 1-0 nga kuqezinjtë, Cassano u shpreh: “Derbi ishte shumë i shëmtuar. Luajmë ngadalë, pa ritëm dhe pa cilësi. Në Itali vazhdojmë të ndjekim Allegrin, që e meritoi fitoren, por filozofia jonë është të mbrohemi mirë dhe të shpresojmë që diçka të ndodhë përpara. Ky futboll është anakronik (i tejkaluar prej vitesh)”. Cassano kritikoi edhe periudhën e Simone Inzaghi tek Interi: “Katër vitet e tij kanë qenë një dështim. Kishte skuadrën më të fortë dhe fitoi vetëm një titull”. Sa iu përket trajnerëve që preferon, ai përmendi Pep Guardiola, Marcelo Bielsa dhe...