Casemiro synon të luajë në Evropë pas largimit nga Man.United, në Itali synojnë transferimin me koston zero
27 Shkurt 2026 8:54 Telesport Mesfushori brazilian Casemiro është i etur të vazhdojë karrierën e tij në Evropë pasi të largohet nga Manchester United këtë verë. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”. 34-vjeçari është i bindur se ende mund të luajë në nivelin më të lartë, me Italinë si një destinacion të mundshëm për mesfushorin. United konfirmoi muajin e kaluar se Casemiro do të largohej nga klubi në fund të kontratës së tij në qershor, duke i dhënë fund një qëndrimi katërvjeçar në “Old Trafford”. “Sky Sports News” shton se United vendosi të mos aktivizojë klauzolën për një zgjatje 12-mujore të kontratës së tij, ndërsa ata kërkojnë të riorganizojnë mesfushën e tyre. Casemiro ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon,...
Burimi:
telesport.al