Casadó: Ia dhashë disa ‘shpullëza’ Yamalit, na dhembte koka nga breshëri
26 Janar 2026 8:03 Alfred Lleshi Marc Casadó, me pak hapësira këtë sezon te Barcelona, ishte titullar në fitoren 3-0 ndaj Oviedo, duke zëvendësuar Pedrin. Ai tregoi paraqitje shumë të mirë. Mesfushori, i përfolur në këtë merkato dimërore si objektiv i Atletico Madridit, ishte i qartë: “Veshja e kësaj fanelle do të jetë gjithmonë prioriteti im. Është një ëndërr që e kam prej fëmijë, shpresoj të vazhdoj kështu për shumë vite. Çdo minutë që më japin do ta shfrytëzoj maksimalisht”. Për ndeshjen: “Oviedo ushtroi presion, luajti me guxim. E qarkulluam mirë topin, i lëvizëm nga pozicionet dhe e dinim që do të lodheshin, por na mungoi agresiviteti në pasimin e fundit. Në pjesën e dytë shënuam pas dy rikuperimeve të mira”. Casadó theksoi rikthimin para...
Burimi:
telesport.al