Carrick: Nuk duhet të rrëmbehemi nga euforia, ndryshimet në drejtim janë gjithnjë emocionale

Carrick: Nuk duhet të rrëmbehemi nga euforia, ndryshimet në drejtim janë gjithnjë emocionale

23 Shkurt 2026 11:09 Telesport Trajneri Michael Carrick beson se lojtarët e tij të Manchester United nuk e lejojnë veten të rrëmbehen nga euforia, pas një fillimi pozitiv nën drejtimin e tij. “Duhet të jemi pak të ekuilibruar, të mos kalojmë në eufori”, tha Carrick para ndeshjes së sotme kundër Everton në Premier League. “Ka një arsye përse ndeshjet janë të vështira për t’u fituar në këtë Ligë dhe kjo është provuar jo vetëm për ne. Kemi bërë ndeshje të mira kohët e fundit. Në sfidën e fundit ndaj West Ham donim fitoren dhe shënimi i një goli në fund është diçka pozitive”, shtoi trajneri i “djajve të kuq”. Më tej, ai komentoi se pushimi 13-ditor do t’u sjellë dobi lojtarëve dhe do t’u japë...