“Carrick ka bërë një punë shumë të mirë, por nuk mjafton. Njëri nga Luis Enrique ose Diego Simeone duhet të jetë trajneri i ri Man. United”
18 Mars 2026 21:38 Telesport Pavarësisht rezultateve të mira të arritura që nga momenti që mori drejtimin e ekipit dhe faktit që aktualisht Manchester United renditet në vendin e tretë, sërish nuk mjafton për të bindur Roy Keane, për t’i besuar postin e trajnerit të përhershëm Michael Carrick. “Carrick ka bërë një punë shumë të mirë për sa i përket rezultateve, por jo, unë nuk do ta nënshkruaja me të përtej verës. Mendoj se ka mundësi më të mira. I heq kapelen Carrick, por fitoret kanë qenë pa rrezik dhe ai ka pasur disa javë pushim për t’u përgatitur. Për të menaxhuar Manchester United, ju nevojitet dikush me shumë më tepër përvojë në aspektin e fitimit të trofeve dhe garave në Evropë, dhe Carrick nuk...
Burimi:
telesport.al