Carabao Cup: Cherki dhe Savinho nderojnë Manchester City-n, Newcastle i falet djaloshit magjik 19 vjeçar (VIDEO)
Manchester City arriti një fitore të sigurt 2-0 ndaj Brentford, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup. ‘Qytetarët’ kaluan në epërsi në minutën e 32-të, kur Rayan Cherki përfitoi nga një top i kthyer jashtë zone dhe realizoi një gol spektakolar, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë për rezultatin 1-0. Brentford pati rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 19-të, kur Mathias Jensen ekzekutoi një goditje dënimi të rrezikshme nga jashtë zone, por portieri James Trafford reagoi në mënyrë brilante, duke e mbajtur portën e paprekur. Në pjesën e dytë, Manchester City rriti ritmin dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 67-të. Savinho depërtoi bukur mes disa mbrojtësve, goditi nga brenda zonës dhe, pas një devijimi, topi...