Capello “skanon” Milanin: Tani rrezikon Champions-in, ka më shumë probleme mentale se fizike

Capello “skanon” Milanin: Tani rrezikon Champions-in, ka më shumë probleme mentale se fizike

13 Prill 2026 11:15 Alfred Lleshi Për të komentuar humbjen e rëndë të Milanit 3-0 ndaj Udineses në “San Siro”, që ka komplikuar luftën e titullit dhe madje ka rihapur çështjen e Champions-it, Fabio Capello foli në “Gazzetta dello Sport”: “Jam i habitur deri në një farë pike. Milani ka lejuar shumë kundërsulme, edhe pse episodet nuk i kanë shkuar shumë në favor. Për mua nuk është çështje moduli, por ritmi, Udinese ishte më e shpejtë”. Sipas tij, problemi është më shumë mendor se fizik: “Në një sezon pa kupa, duket si problem i mendjes më shumë sesa i këmbëve”. Duke folur për Leao dhe vërshëllimat e “San Siros” ndaj tij, Capello u shpreh: “Rabiot ka të drejtë që kërkon ta mbrojnë, por edhe Leao...