Capello për “play off”-in e Champions-it: Ndeshja e parë e Juventusit në Stamboll, më e komplikuara
31 Janar 2026 13:10 Alfred Lleshi Për të komentuar shortet e “play off”-it të Champions League, për “Gazzetta dello Sport” foli trajneri me përvojë, sot opinionist, Fabio Capello. Duke nisur nga Interi, që do të përballet me Bodo/Glimt, ai u shpreh: “Fitoret kundër Atletico Madridit dhe Manchester City tregojnë se norvegjezët rriten kur përballen me një skuadër më të fortë. Të luash në fushë sintetike nuk është e lehtë dhe këtij aspekti i jap shumë rëndësi. I ftohti nuk është justifikim, por kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar”. Juventusi, nga ana tjetër, gjen Galatasaray, që i sjell kujtime të këqija: “Atje ka një klimë përvëluese dhe Galatasaray transformohet kur luan në shtëpi. Ndeshja e parë duhet marrë me shumë kujdes, duhet luajtur me llogari të vërteta”. Në...
Burimi:
telesport.al