Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Capello për garën e titullit: Juve, diferenca është e rikuperueshme. Interi duhet të guxojë më shumë
23 Dhjetor 2025 10:04 Alfred Lleshi “Dhe ndjekja nuk ka mbaruar…” Kështu shprehet Fabio Capello duke analizuar kalendarin e Juventusit. Ish-trajneri i njohur, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, u ndal te momenti i bardhezinjve dhe puna e Spallettit: “Ka gjetur pozicionin e duhur për shumë lojtarë. Ka rikthyer vendosmërinë dhe agresivitetin që kohët e fundit kishin munguar. Dhe Juve është një nga pak skuadrat italiane me anësorë që driblojnë dhe krijojnë epërsi; Yildiz, Conceiçao, Zhegrova. Kjo i vë shpesh rivalët në vështirësi”. Duke folur për titullin, shtoi: “Juve është aty, diferenca është e rikuperueshme, pastaj ka edhe përballje direkte”. Në fund komentoi Interin, aktualisht në krye të Serie A: “Chivu ka ndjekur rrugën e sigurt deri tani. Mendoj se ka vlerësuar gjendjen jo optimale...