Capello karikon Milanin: Fitore e ‘mushkërive të gjata’, pse të mos e synojë kreun?
4 Shkurt 2026 11:23 Alfred Lleshi Fabio Capello, në analizën e tij për “Gazzetta dello Sport”, lavdëroi Milanin pas fitores 3-0 në “Dall’Ara” ndaj Bologna: “Këtë herë ‘Djalli’ shijoi një mbrëmje fituese me ‘mushkëri të gjata’. Ekipi luajti me personalitet të madh, pa probleme në mbrojtje dhe pa u rrezikuar nga asnjë rast i kundërshtarit”. Ai iu referua edhe lojtarëve individualë: “Nuk është rastësi që Modric dhe Rabiot janë kaq të rëndësishëm për këtë grup. Kur ata funksionojnë, funksionon e gjithë skuadra. Allegri vazhdon të thotë se është e rëndësishme të përfundohet në katër të parët për Champions, edhe unë pajtohem, por duke parë si po shkojnë rezultatet e kuqezinjve… Interi është përpara, sigurisht, por pse të mos synohet vendi i parë nga kuqezinjtë?” Capello...
Burimi:
telesport.al