Capello: Ja tri arsyet kryesore të dështimit të skuadrave italiane në Champions
20 Shkurt 2026 10:04 Alfred Lleshi “Forca fizike, shpejtësia në qarkullimin e topit dhe vazhdimësia në lojë”. Sipas Fabio Capello, këto janë tri arsyet kryesore të dështimit të skuadrave italiane në Champions League. Analiza vlen për të gjithë; humbjen 3-1 të Interit ndaj Bodø, disfatën 5-2 të Juventusit në Stamboll kundër Galatasaray dhe humbjen 2-0 të Atalantës në Dortmund. “Në momentin që niveli rritet, skuadrat italiane vuajnë. Nëse në tri ndeshje pëson 10 gola, do të thotë se mungon edhe aftësia tradicionale italiane për të mbrojtur. Shifrat flasin vetë, duhet kuptuar pse ndodh kjo. Niveli i klubeve reflektohet te kombëtarja dhe anasjelltas. Jam i bindur që Italia do të shkojë në Botëror, por na mungojnë kampionët e vërtetë”, – deklaroi ai për “Gazzetta dello Sport”....
Burimi:
telesport.al