“Camp Nou” gati, Barcelona aplikon në UEFA për finalen e Champions League 2029
3 Shkurt 2026 15:17 Alfred Lleshi Barcelona ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën për të pritur finalen e Champions League 2029 në “Spotify Camp Nou”. Pasi u rikthye sezonin e kaluar në stadiumin e saj, ende pjesërisht të rinovuar, klubi blaugrana synon të përfundojë plotësisht punimet deri në fund të vitit 2027, duke e shndërruar impiantin në një nga më modernët në botë. Kjo e bën “Camp Nou” edhe kandidat të fortë për finalen e Botërorit 2030. Në një njoftim zyrtar, Barça konfirmoi bashkëpunimin me Bashkinë e Barcelonës dhe Qeverinë e Katalonjës për ta sjellë eventin në kryeqytetin katalanas. Kandidatura ka marrë tashmë mbështetjen e Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe është pjesë e një faze paraprake vlerësimi për të bindur UEFA-n mbi përshtatshmërinë e stadiumit dhe...
Burimi:
telesport.al