Calhanoglu “shkund” Interin: Nuk duam një tjetër titull të humbur për një pikë…
11 Prill 2026 11:16 Alfred Lleshi Hakan Calhanoglu foli pas golit ndaj Romës dhe për garën e titullit: “Como është një skuadër e mirë, e ndërtuar mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të bëjmë lojën tonë”. Ai zbuloi edhe një përballje në dhomat e zhveshjes: “Flasim shpesh në momente të rëndësishme. I thamë njëri-tjetrit se duhet të japim më shumë, sepse kujtimi i titullit të humbur për një pikë është ende i gjallë. Nuk duam që të ndodhë përsëri. Duhet ta mbyllim sa më shpejt”. Për golin ndaj Svilar dhe kritikat ndaj portierit: “Atij që e kritikon i jap një këshillë: le të provojë të qëndrojë në portë dhe të shohim nëse e pret. Topi ndryshon drejtim pasi portieri zhvendos peshën. Është një efekt...
Burimi:
telesport.al