Calhanoglu: Na dhemb që nuk morën 3 pikët ndaj Napolit, ecim përpara së bashku
12 Janar 2026 12:03 Alfred Lleshi Interi barazoi 2-2 në “San Siro” ndaj Napolit të Antonio Contes në një ndeshje me shumë kthesa. Kjo pikë vazhdon serinë pozitive të Interit dhe nuk ndryshon renditjen kryesore. Roma dhe Napoli janë 4 pikë prapa liderit zikaltër, ndërsa Milani është në vendin e dytë me 3 pikë më pak se kreu. Mes protagonistëve ishte Hakan Calhanoglu, mesfushori që shënoi golin e përkohshëm 2-1, çerek ore para fundit. Ai komentoi në Instagram: “Të dhemb kur shkon dy herë në avantazh dhe nuk merr tri pikët. Gjithsesi, ecim përpara së bashku. Shohim përpara nga ndeshja tjetër”.
Burimi:
telesport.al