Calderón sulmon ashpër Pérez për ndërhyrjet: E drejton klubin sipas tekave të tij…

Calderón sulmon ashpër Pérez për ndërhyrjet: E drejton klubin sipas tekave të tij…

Ramón Calderón ka kritikuar ashpër presidencializmin e Real Madridit, duke thënë se Florentino Pérez vendos për gjithçka, pavarësisht hallkave të klubit. Sipas ish-presidentit (2005–2009), edhe shkarkimi i trajnerit bask ishte vendim i drejtpërdrejtë i presidentit, të cilin e akuzon për protagonizëm të tepruar. Calderón beson se finalja e Superkupës së Spanjës, e fituar nga Barcelona, mund të kishte përfunduar ndryshe për Realin dhe, rrjedhimisht, edhe për fatin e Alonso: “Mund të barazonin ose edhe të fitonin lehtësisht. Paraqitja nuk ishte e keqe, – tha për “Stats Perform”, duke shtuar: – Megjithatë, në fund duket se ishte vendim i presidentit që ta shkarkonte trajnerin Alonso”. Ai sulmoi ndërhyrjen e Pérez: “Nuk ka drejtor sportiv dhe asnjë strukturë të vërtetë këshillimi sportiv apo futbollistik te Real Madridi....