Cabral i kërkoi fanellën Vinícius, tifozët e Benfica të zemëruar: Shko te qaramani në Madrid

Cabral i kërkoi fanellën Vinícius, tifozët e Benfica të zemëruar: Shko te qaramani në Madrid

Benfica u eliminua nga Real Madridi në “play off”-in e 1/8 finale të Champions League. 2-1 në “Santiago Bernabéu” vulosi fundin e aventurës europiane të portugezëve. Ndeshja e parë në Lisbonë kishte shkaktuar polemika mes Gianluca Prestianni dhe Vinícius Júnior, por kthimi u zhvillua pa incidente të veçanta në fushë. Vëmendjen e tifozëve e mori një gjest i të riut Sidny Lopes Cabral, i ardhur në janar si përforcim te Benfica. Pas ndeshjes, ai iu afrua Vinícius Júnior për t’i kërkuar fanellën brazilianit, i cili ishte në qendër të polemikave për festimin e golit në Lisbonë dhe ofendimit të supozuar racist nga Prestianni. Kampioni i Realit i tregoi tunelin e zhveshjes, duke sugjeruar që shkëmbimi do të ndodhte jashtë fushës. Ky gjest i Lopes Cabral...