C.Ronaldo shënon golin e 959 në karrierë, por Al-Hilal i lë “targën” Al-Nassr në garën për titullin kampion
12 Janar 2026 20:30 Telesport Al-Hilal ka fituar 3-1 ndaj Al-Nassr, në supersfidën e javës së 14-të në Arabinë Saudite. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Cristiano Ronaldo, në minutën e 42-të. Pas një topi të gjatë të Marcelo Brozovic dhe asistit të Kingsley Coman, Cristiano Ronaldo dërgoi topin në rrjetë, goli i 959 në karrierë. Përmbysja e Al-Hilal erdhi në pjesën e dytë. Salem Al Dawsari barazoi fillimisht shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 57-të, ndërsa i sapo futuri në fushën e lojës si zëvendësues, Mohamed Kanno, shënoi golin e dytë në minutën e 81-të. Në kohën shtesë, ishte Ruben Neves që vulosi fitoren 3-1, duke shënuar nga penalltia.Pas kësaj fitoreje, Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi...
Burimi:
telesport.al