Bushi analizon pritshmëritë e Kombëtares U-21 para miqësores me Uzbekistanin
Shqipëria U-21 ka zyrtarizuar një miqësore kundër ekipit të Uzbekistanit. Sfida do të luhet më 30 mars, në orën 14:30, në Antalia të Turqisë dhe është një test i rëndësishëm për kuqezinjtë në ndërtimin e një ekipi sa më konkurrues për të ardhmen. Në një prononcim për “fshf.org”, trajneri Alban Bushi ndalet te rëndësia e kësaj përballjeje dhe grumbullimit të radhës, duke e konsideruar atë një hap të vlefshëm në konsolidimin e grupit dhe rritjen e cilësisë së skuadrës. Tekniku kuqezi komenton gjithashtu afrimet e reja, konkurrencën në ekip dhe situatën aktuale të lojtarëve në prag të këtij grumbullimi. “Janë ndeshje të rëndësishme. Bëhen të rëndësishme vetë sepse kemi shumë kohë pa u grumbulluar. Jam shumë i gëzuar që do të grumbullohemi tani, do të...
Burimi:
sot.com.al