Burnley është në rënie të lirë, ekipi i Armando Brojës po shkon gjithnjë e më pranë Championship-it
Një tjetër rezultat negativ për Burnley-n. Ekipi anglez është mposhtur me shifrat 3-4 nga Brentfordi. Burnley barazoi në minutat e fundit të ndeshjes, por VAR-i e konsideroi golin të parregullt. Në fund 0 pikë për ekipin e Armando Brojës, që vazhdon të jetë në rënie të lirë në Premier League. Burnley mbetet sërish në kuotën e 19 pikëve në vendin e parafundit në tabelën e renditjes. Qendrimi edhe për një tjetër sezon po bëhet gjithnjë e më i vështirë, teksa zona e sigurt është 8 pikë larg. Por Nottingham Foresti ka një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Në këto kushte, Championshipi-i është më pranë se elita e futbollit anglez për Armando Brojën dhe për ekipin e tij./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com