“Bunkeri” i ri i CR7 në mes të Detit të Kuq; aksesohet vetëm me varkë private ose hidroavion

“Bunkeri” i ri i CR7 në mes të Detit të Kuq; aksesohet vetëm me varkë private ose hidroavion

23 Dhjetor 2025 11:40 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë bërë pronarë në “Nujuma, a Ritz-Carlton Reserve Residence”, pasi blenë dy vila ultra-luksoze në “The Red Sea Residences”, në zemër të Detit të Kuq. Kjo është një strehë me privatësi totale, ku mund të arrihet vetëm me varkë private ose hidroavion. “Deti i Kuq është një vend vërtet i jashtëzakonshëm. Që nga vizita jonë e parë, Georgina dhe unë ndjemë një lidhje me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore. Është një vend ku ndihemi në paqe. Tani që kemi një shtëpi këtu, mund të shijojmë kohë cilësore me familjen në privatësi dhe qetësi të plotë”, – deklaroi portugezi. Çifti e shijon këtë destinacion që nga viti 2023 dhe tani ka blerë dy vila:...