Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig
Bayer Leverkusen triumfoi minimalisht në supersfidën e javës së 29-të në Bundesligë ndaj Borussia Dortmund. “Aspirinat” ia dolën të marrin një fitore shumë të rëndësishme, në një transfertë shumë të vështirë. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Andrich në minutën e 42-të. Me këtë sukses, Leverkusen ngjitet në vendin e pestë me 52 pikë dhe lufton për një vend në Champions. Dortmund renditet i dyti me 64 pikë, i dorëzuar për titullin, por thuajse i sigurt për pozicionin ku ndodhet. Fitore të rëndësishme mori edhe Leipzig, që triumfoi minimalisht ndaj Borussia Monchengladbach. Me këtë sukses, Leipzig mban vendin e tretë me 56 pikë. Në duelet e tjera, Heidenheim fitoi 3-1 ndaj Union Berlin, ndërsa Wolfsburg u mposht 2-1 nga Eintracht Frankfurt.
Burimi:
javanews.al