Buffon: Është ora e verdiktit për Botërorin, t’u ndryshojmë mendim edhe skeptikëve

Buffon: Është ora e verdiktit për Botërorin, t’u ndryshojmë mendim edhe skeptikëve

23 Mars 2026 11:09 Alfred Lleshi “Tani është momenti i verdiktit. Këto 120 ditë kanë qenë një torturë e vazhdueshme, por kanë shërbyer edhe për të sjellë diçka më shumë, një shpirt të thellë dhe mirëkuptim që do të na duhet”. Kështu u shpreh Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane, në lidhje me grumbullimin për “play off”-et. Axurrët e drejtuar nga Gennaro Gattuso, të enjten luajnë gjysmëfinalen në Bergamo kundër Irlandës së Veriut. Për t’u verifikuar mbeten gjendjet e Bastoni, Mancini dhe Scamacca. “Është e vërtetë, – tha Buffon, – e ndiejmë skepticizmin e njerëzve. Sidoqoftë, jam i bindur që edhe kritikët, në vërshëllimën e fillimit, do të bëjnë tifo për Italinë. Në këtë moment duhet para së gjithash një mesazh nga ne...