Bruno Fernandes vë në pozitë të vështirë Man. United, kushti i portugezit për rinovim është qesharak

Bruno Fernandes vë në pozitë të vështirë Man. United, kushti i portugezit për rinovim është qesharak

27 Janar 2026 18:17 Telesport E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United po kthehet në një çështje dramatike. Kontrata aktuale e yllit portugez skadon në vitin 2027, me opsion shtesë për një vit. Pavarësisht zërave të shumtë për një largim të mundshëm nga “Djajtë e Kuq”, 31-vjeçari portugez synon të rinovojë me Manchester United, por me një kusht të vetëm. “Daily Mirror” zbulon se Fernandes kërkon të jetë një nga lojtarët më të paguar në Premier League dhe për të rinovuar, portugezi ka kërkuar rritje rrogëe që e tejkalon shifrën e 400 mijë paundëve në javë. Deri tani, kushti i Fernandes nuk është pranuar nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”. Në këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia e largimit të portugezit gjatë verës së ardhshme....