Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Broja nxjerr veten dhe Bërnlein nga “errëzira”, ja nota me të cilën u vlerësua
Armando Broja ka nxjerrë sot veten e tij dhe Bërnelin nga errësira. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e tij të parë sezonal me fanelën e Bërnleit, por theu edhe rekordin negativ të skuadrës së tij me 7 humbje radhazi. Vlerësimi për Brojën pas ndeshjes ishte 7.2 nga “Sofascore“. Ndryshe edhe nota më e lartë për lojtarët e aktivizuar nga Bërnli. Broja e preku 13 herë topin, ndërsa u aktivizua në minutën e 65-të. Gjatë kësaj kohe fitoi edhe duelin në ajër ku shënoi golin.