Broja merr vlerësime në shtypin britanik, Asllanin e kërkon Xhirona spanjolle

Broja merr vlerësime në shtypin britanik, Asllanin e kërkon Xhirona spanjolle

Adriatik BALLA Në kampionatin anglez nuk luajnë shumë lojtarë shqiptarë, megjithëse tendenca e viteve të fundit është një rritje e ndjeshme e numrit të tyre. Por këtu dominojnë lojtarët shqiptarë që kanë lindur e janë formuar në vendet e zhvilluara europiane. Natyrisht, nga lojtarët e përfaqësueses tonë më i spikatur që luan në Angli është sulmuesi Armando Broja, i cili ka dalë nga akademia e Çelsit. Ai është lojtar me talent, por dëmtimet e gjata dhe fati i keq e kanë goditur rëndë deri tani. Sidoqoftë, këtë vit po angazhohet me minuta në fushë dhe Broja pak nga pak po e merr veten. Ndërkohë, Armando Broja luajti si titullar dje, ndërsa Bërnli barazoi me rezultatin 2-2 përballë Mançester Junajtid. Një pikë e artë në luftën...