Brentford i dhuron fitoren Chelsea-s, Liverpool nuk fiton dot as ndaj Burnley. Broja luan 74 minuta, por nuk gjen dot golin (video)

Brentford i dhuron fitoren Chelsea-s, Liverpool nuk fiton dot as ndaj Burnley. Broja luan 74 minuta, por nuk gjen dot golin (video)

17 Janar 2026 17:54 Telesport Kanë përfunduar disa nga takimet e javës së 22-të në Premier League. Në “Stamford Bridge”, Chelsea fitoi 2-0 ndaj Brentford, nga dy gabime të dhuruara nga kundërshtari. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të, nga Joao Pedro. braziliani përfitoi nga një top i humbur nga Kayode dhe pas një goditje të fortë me të majtën, topi përfundoi në rrjetë. Në minutën e 75-të, i sapofuturi në fushë Liam Delap pengohet në zonë nga portieri Caoimhin Kelleher, penallti për “Blutë”. Cole Palmer tregohet i saktë dhe dyfishon shifrat. Në “Anfield”, Liverpool barazon 1-1 ndaj Burnley të vendit të parafundit në renditje, duke zhgënjyer kështu sërish. Në minutën e 32-të, Dominik Szoboszlai kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh të...