Brenda apo jashtë Flamurtarit, Trashi duhet të spjegohet…
I ndodhi një situatë e pazakontë teksa në shtesë mbi shtesë gjatë Bylis- Flamurtari (2-1), mbrojtësi Lorenc Trashi shkaktoi një penallti. Ajo u komentua nga shumë njerëz si e qëllimshme, paçka se në këtë moment të ndeshjes vetëm qëllim nuk duket (koha e shtesës kishte përfunduar….red) Klubi i dyzuar sot ka dalë me një njoftim duke i dhënë lojtarit një afat prej 48 orësh, teksa duhet të paraqesë shpjegime me shkrim. Në bazë të shpjegimëve më pas do të ketë një vendim përfundimtar mbi masën disiplinore. Urdhër/Vendim: Përjashtim i përkohshëm nga ndeshjet zyrtare dhe aktiviteti i ekipit të parë – z. Lorenc Trashi Post navigation
Burimi:
sportiim.al